Dua Lipa u nderua me çmimin “Global Awards”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa triumfoi edhe në një ceremoni të radhës shpërblyese. Para pak orësh, këngëtarja me prejardhje kosovare u nderua me çmimin “Best Britisht Act”, në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “Global Awards” e cila mbahet në Londër.

Megjithëse mbi qilimin e kuq bukuroshja Lipa parakaloi e vetme, në këtë ngjarje ajo shoqërohej nga i dashuri, Anwar Hadid dhe familja e saj, babai Dukagjini, e ëma Anesa si dhe motra dhe vëllai i saj i vogël, Rina dhe Gjini.

Këngëtarja e cila shkëlqente me fustanin e elegant të markës “Mugler” që i shfaqte vetëm njërën anë të këmbës, doli në skenë e emocionuar për ta pranuar çmimin, me ç’rast i falënderoi fansat për përkrahjen e madhe që ja japin çdo ditë e më shumë, si dhe nuk harroi t’ia urojë ditëlindjen babait të saj, Dukagjin Lipa.

Shpërblimet “Global Awards” ndahen nga të gjitha radio stacionet muzikore, duke u bazuar në suksesin e artistëve gjatë gjithë vitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu