Duda Balje i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi”, ja si arsyetohet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është referuar Republikës së Kosovës si “Kosovë e Metohi”, në një intervistë që ka dhënë për një televizion boshnjak.

Pasi kjo pjesë e intervistës është shkëputur nga mediat, Balje ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka qenë lapsus, duke u arsyetuar se emisioni ka qenë shumë vonë.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, mbrëmë ka pasur një intervistë në HAYAT MEDIA BIH, duke e pasur parasysh se ishin orët e vona të natës, përkushtimi im dhe e përditshmja ime që në shqip po ti jap intervistat e rregullta përkundër vështirësive dhe lëshimeve eventuale gjuhësore, e ndrojtur për të mos gabuar dhe për të thënë atë që mendoj, pasi që intervista ishte në gjuhën boshnjake, kam bërë një ” llapsus lingua”, pa vetëdije dhe pa e vërejtur lëshimin tim, në njërën nga pyetjet e gazetarit, kam thënë “sërbët e Kosovës dhe Metohisë”, edhe pse disa herë të tjera në po të njejtën intervistë kam shqiptuar mirë Kosovën, ju kërkoj falje për gabimin tim gjuhësor dhe shqetësimet eventuale që kam mundur të ju shkaktoj juve të gjithëve. Përulem para jush dhe me respekt e me zemër ju kërkoj falje dhe ndjesë për gabimin tim gjuhësor. “Të gabosh është njerzore, të kërkosh falje për gabim që bën është zotim se nuk do të përsëritet më ai gabim”, ka thënë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu