Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, Ian Brzezinski në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicionin në gjuhën serbe) ka folur për ndikimin që mund të ketë konflikti Rusi-Ukrainë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se duhet qenë të kujdesshëm meqë Putin do të përpiqet që të shkaktojë një lloj krize edhe në rajonin e Ballkanit. Brzezinski kur ka folur për këtë rrezik ka përmendur ekzistencën e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet e ndryshme mes grupeve etnike në Bosnje e Hercegovinë.