Duka: Pengu im personal edhe sepse i detyrohemi shumë moralisht atij, është ky lojtar

Në emisionin Top Story, Armand Duka u pyet në lidhje me lënien jashtë Evropianit të Milot Rashicës, i cili më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës për të vijuar karrierën e tij.

Rashica nuk u përfshi në listën me 23 lojtarë të De Biasit në finalet e evropianit francez, por a ishte kjo një zgjedhje e duhur?

Për Armand Dukën ajo ishte një zgjedhje e trajnerit, ndërsa largimin nga Kombëtarja, ai e quajti një vendim të vetë lojtarit.

Pengu i Dukës për mungesën në atë evropian historik për “Kuqezinjtë” është një tjetër emër.

“Pengu im personal edhe sepse i detyrohemi shumë moralisht atij, është Gjimshiti. Nga dita e parë që shkeli në Kombëtare ai ishte në formacion dhe nuk u mor nga trajneri, ndoshta ngaqë nuk ishte në formë të mirë”, tha Duka. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu