“Dukesh sikur ke marrë badigard me vete”, Arjola Demeri zbulon arsyen pse nuk gjetur burrë

Aktorja Arjola Demiri ka treguar disa detaje nga jeta e saj private. E ftuar në mbrëmjen e djeshme në “Në kurthin e Piter Pan”, ajo rrëfeu se në fëmijërinë e saj djemtë e kanë pasur frikë, duke shtuar se ka qenë një vajzë rebele që bënte shumë prapësira.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë prapësira. Më kishin shumë, shumë frikë”, tha Arjola.

Teksa u pyet nëse ka patur në jetën e saj një mashkull më të gjatë se vetja, ish-banorja e Big Brother u shpreh:

“Do mundohem ta gjej. Kur e ke burrin më të shkurtër, ndihesh sikur ke marrë badigardin me vete. Mua kështu më duket”, u shpreh Arjola.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu