Durmishi: BDI e njohur për mashtrimin dhe dështimin në arsim

Kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Besar Durmishi theksoi përmes postimi se “katër vitr BDI, Jetoni e Talati u morën vetëm me marrjen e kompetencave në arsim, për komunat më të suksesshme.”

“Për katër vite, investuan dhjetëra miliona euro në aparate për Kazino, e blenë SORAVINË, e zhillojnë EUROVINË, katër vite nxënësit pa libra, asnjë shkollë e re e ndërtuar në asnjë vendbanim shqiptarë.

E sot, kur këmbët u dridhen nga humbja që e ndjejnë, dalin me lopata për të mashtruar qytetarët në Sellcë se gjoja do ndërtojnë shkollë.

Nëse i kishin harxhuar paratë dhe mundin për shkolla e arsim, e jo për kazino e për bizneset private, arsimi më vend sot do të ishte në tjetër nivel dhe shkollat nuk do të ishin boshe. E mira është se pas 8 majit, shkollën do e përfundojmë ne, sepse në të kundërtën shkolla e Sellcës do e kishte fatin e shkollës në Reçicë dhe të shumë shkollave tjera”, deklaroi Durmishi nga Lëvizja BESA./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu