Durmishi: Ministria e Ekonomisë nuk planifikon masa të reja, përpos nëse tregtarët i rrisin çmimet pa asnjë bazë

Pas përfundimit të masës për vendosje të marzhave për produktet ushqimore, tregtarët kanë kthyer çmimet e vjetra tregon raporti i fundit i Inspektoratit të Tregut që është dorëzuar për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë dhe në Qeveri. Tani për tani Ministria e Ekonomisë nuk planifikon masa të reja përpos nëse tregtarët i rrisin çmimet pa asnjë bazë. Masa do të mund të vendosen më së voni deri muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale.

“Në atë raport në grupin e parë të produkteve ushqimore në të cilën kishim përkufizuar marzhën në 5%, aty është vërejtur se ka rritje të çmimeve prej 3 deri në 7%. Në grupin e dytë të artikujve ushqimor ku kishim bërë përkufizimin e marzhave në 10%, në atë grup ka pasur rritje të çmimeve prej 10 deri në 15%. Edhe në grupin e tretë i cili më pak në interes të gjithë qytetarëve sepse nuk përbëhet nga produktet ushqimore bazë por produkte ushqimore të tjera siç janë detergjentet, produktet sezonale e kështu me radhë aty ka rritje prej 15% deri në 25%”, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu