Në prill të këtij viti gjykata vendosi që Fatmir Murrizi të banojë në një nga dhomat e banesës sociale në Durrës. Por vendimi ka indinjuar ish-gruan e tij, Bukurie Dervishin, e cila pretendon se ish-burri e dhunon, por edhe Murrizi pretendon se është ai i dhunuari në këtë mes, edhe fizikisht.
“Më rreh ish-gruaja. Ajo ka një vit e gjysmë që më ka nxjerrë jashtë nga shtëpia, ku jeton me dy djemtë tonë. Ajo më ka degjeneruar në publik, e më ka lënë jashtë banesës, nuk kam asnjë mundësi të shkoj diku tjetër”, tha ai.
Sipas tij ato që ajo thotë në media nuk janë të vërteta.
“Ish-gruaja ka mashtruar gjykatën, opinionin publik, gjykatën dhe policinë, më qëllimin e vetëm që të më mbajë mua larg…Jam durrsak i vjetër…u martova me gruan e gabuar. Dua vetëm të jetoj aty dhe të rri me djemtë. Nuk i trokas dot në derë…”, tha ai.
Nga ana tjetër Bukuria, 44 vjeçe, në korrik të këtij viti kërcënoi të hidhej nga kati i tretë, sepse nuk mund të jetojë nën të njëjtën çati me personin që e dhunon.
Edhe pse gjykata i ka dhënë të drejtë Murrizit të jetojë në një nga dhomat, ai e ka të pamundur sepse Bukuria kërcënon me vetëvrasje. Çifti ka dy fëmijë të sëmurë me hidrocefali.











Te jetosh nen nje cati me dhunuesin, nuk eshte divorc Prandaj dhe punet nuk shkojne ashtu sic duhet te jene ne ate vend