Dy atashe ushtarakë të Turqisë kanë ikur në Itali pas tentim puçit

Dy atashe ushtarakë të Turqisë me bazë në Greqi kanë ikur në Itali pasi që ishin thirrur për t’u kthyer në vendin e tyre pas puçit të dështuar më 15 korrik.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusonglu, ka thënë sot se autoritetet turke do t’i kontaktojnë zyrtarët italianë për kthimin e tyre në Turqi, raporton Reuters, përcjell Express.

Ai tha për transmetuesin turk NTV se disa diplomatë ende janë në arrati pasi Turqia filloi t’i spastrojë trupat dhe zyrtarët pas tentim puçit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu