Koha të ofron surpriza! Vetëm dy ditë pasi Brad Pitt dhe Angelina Jolie njoftuan divorcin, çifti Jennifer Aniston dhe Justin Theroux duket se ndodhet në “buzë të humnerës”.
Lajmin e bën të ditur revista “In Touch”, sipas të cilës shkak për këtë ndarje flitet të jetë pasiguria e Aniston për të avancuar marrëdhënien, për shkak të martesës së saj të kaluar.
“Jennifer i ka ende të freskëta problemet nga marrëdhëniet e mëparshme, përfshirë martesën e dështuar me Brad”, ka thënë një burim për revistën.
“Jen u ka thënë miqve të saj se jeton në frikë të vazhdueshme se Justin do të largohet me një femër tjetër dhe ta lërë atë zemërthyer njësoj siç bëri Brad”, ka thënë burimi.
Vetëm pak ditë më parë, Aniston kishte ironizuar ndarjen e Pitt nga Jolie. “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”, ishte komenti i Aniston, të cilën Brad e la për Angelinën në vitin 2005.