Janë publikuar pamjet të cilat tregojnë momentet para dhe pasi një studente ishte therur për vdekje nga ish-i dashuri i saj, në një park për makinat e palestrës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Molly McLaren, 23 vjeçe, e cila ishte gjithnjë e më shumë e shqetësuar për Joshua Stimpson, mesazheve që ai i dërgonte dhe që shkruante rreth saj, pasi ata u ndanë verën e kaluar.
Siç bëhet e ditur, me gjithë një paralajmërim nga policia, Stimpson e ndoqi atë në palestër dhe e goditi për vdekje në makinën e saj, dy javë pasi u ndanë.
Gjykata ndërkohë ka shfaqur pamjet e kamerave të sigurisë të momenteve të fundit të McLaren, ndërsa ajo po stërvitej në një palestër në Chatham, Kent – Angli.
Stimpson është parë duke ecur në shkallët e qendrës së stërvitjes, para se të hyjë në dhomën kur po stërvitej vajza.
Ndërkohë ajo është parë duke folur me të, dhe gjykata ka dëgjuar se ajo e pyeti: ‘A po më ndjek tani?’








