Nga sistemi vendor dhe kombëtar i mbrojtjes ajrore “HISAR” vijnë dy sihariqe të reja. Sistemi vendor dhe kombëtar i mbrojtjes ajrore “HISAR A+” me Lartësi të Ulët me të gjithë elementët e tij, iu dorëzua Forcave të Armatosura Turke, kurse sistemi ajror “HISAR O+” në Lartësi të Mesme kaloi në fazën e prodhimit në seri.
Kreu i Industrisë turke të Mbrojtjes (SMS), Ismail Demir tha se sistemi i mbrojtjes ajrore “HISAR A+”, me të gjithë elementët e tij, iu dorëzua Forcave të Armatosura Turke.
Kurse sistemi i mbrojtjes ajrore me Lartësi të Mesme HISAR-O+, që me sukses kaloi testet e distancës më të largët dhe lartësisë më të lartë të kryera ndonjëherë në Turqi, duke goditur drejtpërdrejt dhe shkatërruar objektivin e saj, kaloi në fazën e prodhimit në seri.
HİSAR, që ka aftësinë e veprimit në të gjitha kushtet e motit është efektiv kundër aeroplanëve luftarakë, helikopterëve, raketave ajër në tokë, raketave në lëvizje dhe mjete ajrore (dronë) pa pilot të armatosur/të paarmatosur.
Raketat “HISAR” janë armë të zhvilluara për të mbrojtur bazat ushtarake, portet, objektet dhe trupat kundër kërcënimeve ajrore. Ato plotësojnë nevojat e Forcave të Armatosura të Turqisë duke siguruar për to një sistem të mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët dhe të mesme.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi se Sistemi i Mbrojtjes Ajrore në Lartësi të Mesëm (HISAR-O), goditi me sukses në shënjestër objektivin në poligonin e qitjes në Aksaray.









