Fillimi i shtatorit është momenti kur Rama do t’i drejtohet Kuvendit për të marrë votëbesimin për qeverinë e tij, ndërkohë që sëfundmi kanë filluar spekulimet në lidhje me emrat e ministrave.
Lista e mëposhtme qarkullon në media që prej ditës së djeshme, ndërkohë që aty gjenden të paktën dy emra, të cilët Ilir Meta si Presidenti Republikës së Shqipërisë pritet t’i refuzojë dekretin.
Ata janë Saimir Tahiri, si ministër ministër i Drejtësisë dhe Damian Gjiknuri.
Të dy ata, akuzohen nga Meta dhe LSI se nxorrën dokumentet për skandalin DIA-CEZ në objekt të së cilës ishte pikërisht presidenti aktual.
Pas kësaj, Meta dhe LSI kanë kërkuar vazhdimisht shkarkimin e Tahirit si edhe të Gjiknurit.
Tashmë, Meta i ka në dorë të dy, të paktën për momentin.
Kabineti i pritshëm Rama
-Gramoz Ruçi, kryetar parlamenti
-Edi Rama, kryeministër
-Pandeli Majko, zv/kryeministër për Ballkanin
-Niko Peleshi, zv.kryeministër dhe ministër i pushtetit lokal
-Fatmir Xhafa, ministër i punëve të brendshme
-Blendi Klosi, ministër i mbrojtjes kombetare dhe lidhjeve me NATO
-Ditmir Bushati, ministër i punëve të jashtme
-Arben Ahmetaj, ministër i financave kombëtare
-Mimi Kodheli, ministre e integrimit euroatlantik
-Taulant Balla, ministër i arsimit dhe sporteve
-Erjon Braçe, ministër i bujqësisë, ushqimit dhe ujërave
-Olta Xhaçka, ministre e punës dhe çështjeve sociale
-Lindita Nikolla, ministre e rinisë dhe fëmijëve
-Ogerta Manastirlliu, ministre e shendetesisë
-Saimir Tahiri, ministër i drejtesisë
-Eduart Shalsi, ministër i transportit dhe punëve publike
-Elisa Spiropali, ministre e zonave rurale dhe komuniteteve
-Milva Ekonomi, ministre e zhvillimit ekonomik, turizmit dhe sipërmarrjes
-Damian Gjiknuri, ministër i energjitikë dhe pasurive minerare
-Arlinda Dudaj, ministre e kulturës dhe trashegimisë së vlerave
-Artan Lame, ministër i planifikimit urban dhe strehimit
-Ervin Bushati, ministër i mjedisit dhe klimës
-Blerina Gjylameti, ministre e mbarevajtjes së reformave










