Dy nga deputetët që hapën dyert e kuvendit kërcënojnë edhe PSP-në

Deputetët Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov të cilët kanë qenë të filmuar nga kamerat e Kuvendit, që së bashku me disa kolegë të tyre në të enjten e përgjakshme hapën dyert e kuvendit dhe i kanë orientuar protestuesit, i kanë kërcënuar prokuroret e PSP, kur në Ohër i kanë pyetur dëshmitarët për hetimin e finansimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.

” Ishim në mbledhje, meqë kjo është detyra jonë dhe ajo që pritet nga ne. Nuk është e vërtet që ne kemi kërcënuar PSP-në, përkundrazi kemi patur një komunikim të mirë. Çfarë kërcënimesh, mbi të gjitha jemi intelektual”, deklaroi Arnaudov për Fokus.
Ndërkaq kolegu i tij Vasilevski nuk ju përgjigj mesazhit as edhe thirrjeve të bëra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu