Dy persona janë lënduar më rëndë, ndërsa 14 më lehtë në 16 fatkeqësi të komunikacionit

Dy persona janë lënduar më lehtë, ndërsa 14 më lehtë në gjithsej 16 fatkeqësi të komunikacionit që kanë ndodhur në Shkup në 24 orët e fundit.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar nëntë shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunukacioni, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa nëntë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, respektivisht të paregjistruar.

Janë hasur edhe 58 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me automjetin specialt “karrotrec” janë larguar gjithsej 60 automjete.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu