Dy profesorë nga USHT kërkohen nga Inspektoriati i Arsimit në Gjermani, akuzohen për shkelje dhe korrupsion

Në postën elektonike ka ardhur një njoftim intern nga UT-ja, ku bëhet e ditur se dy profesor të këtij Universiteti, në lidhje të ngushtë familjare, kanë ikur jashtë shtetit për shkak se janë të kërkuar nga Inspektorati i Arsimit.

Emrat e profesorëve janë të njohur për redaksinë, por për arsye etike nuk do ti publikojmë. Mësohet se profesorët në fjalë, kanë qenë të angazhuar si profesorë të rregullt në fakultetin e Mjekësisë. Sipas informatave jozyrtare të dërguara në portalin tonë mësohet se ata janë larguar, pasi pas kontrollit të ushtruar nga ana e inspektoratit të Arsimit, janë konstatuar shkelje që janë të dënueshme me ligj.

Nga UT, akoma nuk kanë dhënë ndonjë informacion, nëse profesorët e përfolur kanë ikur apo janë larguar nga universiteti, pasi për të njëjtët gjithnjë është përfolur se janë të zhytur në korrupsion dhe u kanë shitur notat në këmbim të parave./fol.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu