Dy shtetas shqiptar ndalohen në Aeroportin e Shkupit me dokumente false

Dy persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë mbrëmë në aeroportin e Shkupit janë kapur me letërnjoftime të rreme greke.

Siç njoftojnë nga policia, njëri prej tyre, E.L pas kontrollit ka pranuar se letërnjoftimi ka qenë i falsifikuar dhe se e ka blerë nga një person i panjohur në Shqipëri për 1000 euro. 26 vjeçari E.L ëshë privuar nga liria.

Në rastin e dytë, me letërnjoftim të rremë ka udhëtuar personi H.A, i cili është arrestuar nga zyrtarët policorë. Pas kontrollit të kryer, tek ai është gjetur letërnjoftimi shqiptar me emër të tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu