Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Nagorno-Karabakh të Dielën, dhe tha se Moska ishte e gatshme të ndihmonte gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit përmes OSBE-së.
Edhe pse ndryshe nga qasja që Lavrov pati në konfliktin bjellorus, të cilën e quajti ndërhyrje në “punët e brendshme” të vendit, ndihmën e ofruar nga OSBE për zgjidhjen e konfliktit, ai i tha homologut të tij armen, se Rusia ishte e shqetësuar për rritjen e numrit të viktimave nga lufta që shpërtheu në fund të shtatorit.
Ndërkohë Azerbajxhani ditën e sotme deklaroi se forcat armene kishin qëlluar me raketa qytetin e dytë të saj Ganja, duke vrarë një civil dhe duke plagosur katër të tjerë ndërsa kërcënoi të hakmerrej duke shkatërruar objektivat ushtarake në Armeni.