Dy të punësuar në EVN Tetovë e pësojnë keq nga një shqiptar i revoltuar

Dy të punësuar në EVN Tetovë, M.T.(52) dhe G.D.(41) dje rreth orës 11 kanë lajmëruar në polici se një orë para kësaj në rrugën 146 në Tetovë janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare nga 34 vjeçari B.A. nga Tetova, transmeton Tetova1.

Ata me urdhër të punës kanë planifikuar që ta zëvendësojnë llogaritarin para shtëpisë së tij, por ai nuk i ka lejuar, e ka thyer llogaritarin e ri para se të vendoset në atë vend, i ka ofenduar, iu është kërcënuar dhe në fund ka marr një dru dhe është drejtuar drejt veturës së tij, me të cilën ata menjëherë kanë ikur.

I padituri, B.A. shpejtë është thirrur në polici, me të është biseduar dhe pastaj është lëshuar. Pas zbardhjes së rastit do të pasoje gjobë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu