Dy të rinj tetovar mashtrohen nga një grua nga Shtipi për prona në Gjermani

Dy të rinj nga Tetova, S.M. (29) dhe F.F. (21) kanë paraqitur një kallëzim penal ndaj një gruaje nga Shtipi, me të cilën janë njohur nëpërmjet rrejtit social “Facebook” në mars 2018, e cila u ka premtuar se do t’u sigurojë punë tremujore në Gjermani.

Pastaj, gruaja nga Shtipi prej tyre ka kërkuar që të paguajnë fillimisht nga 2700 denarë, ndërkaq më pas edhe nga 12.300 denarë për marrëveshjet për punë, ndërkaq biletat e avionit t’i paguajnë vete.

Ata kane aplikuar sipas udhezimeve dhe kane paguar edhe parate, pasi me pare u njoftuan se ishin pranuar.

Por para se te vinte data per t’u nisur ne Gjermani, gruaja i ka njoftuar se nuk mund të shkojnë, pasi do t’i njoftoje vete ajo se kur.

Më pas nuk u është berë më e gjallë dhe as u ka kthyer paratë. Prej SPB Tetovë thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu