Dybala mbetet te Juventus, së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala është afër për të rinovuar kontratën me Bianconerët.

Juventus është në negociata me përfaqësuesit e Dybalas për një kohë të gjatë dhe duket se marrëveshja mes palëve është arritur.

“Tuttosport” raporton se marrëveshja mund të finalizohet javën tjetër.

Mediat e huaja shkruajnë se argjentinasi ka përfituar rritje të pagës në kontratën e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu