“Dybala titullar”, Pirlo: Atalanta ekip i veçantë, dua Juven e fazës së parë

Juventusi është gati për duelin jashtë fushe me Atalantën. Andrea Pirlo e thekson një gjë të tillë në konferencën për shtypin përpara takimit të ditës së diel në Bergamo (15:00). Kundershtari është i rrezikshëm, CR7 do të mungojë, por trajneri i Juves ka besim maksimal tek ekipi i tij.

Dybala do të luajë si titullar. Problemet e Ronaldos nisën që të hënën, ai punoi i diferencuar, por po ndjente dhimbje. Ndeshjet që luajti me kombëtaren ndikuan, teksa ishte shumë e rrezikshme ta grumbullonim për nesër.

Kemi punuar shumë mirë gjatë javës, duke e ditur që Atalanta ka karakteristika të veçanta. Ata luajnë një futboll ndryshe nga skuadrat e tjera. Kemi punuar me intensitet të lartë, kështu që kam shumë besim se do të paraqitemi mirë.

Të gjithë kemi të njëjtin objektiv: të arrijmë sa më lart të jetë e mundur në kampionat. Në fazën e parë luajtëm shumë mirë dhe e vendosëm Atalantën në vështirësi. Ata të detyrojnë të luash me ritëm të lartë dhe intensitet, por ne jemi gati“, deklaroi Pirlo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu