Ora 18:00 e ditës së sotme është momenti kur Departamenti i Shtetit ka vendosur që të publikojë rezultatet për Lotarinë Amerikane.
Por, edhe këtë vit po ndodh ajo që ka ndodhur vitet e shkuara.
Interesi i madh i aplikantëve ka bërë që shumica dërrmuese e tyre të futen në faqe menjëherë duke e bllokuar atë.
Për momentin faqja e Departamentit të Shtetit nuk mund të vizitohet.
Ndoshta duhet pritur një moment tjetër për të parë nëse jeni një nga fatlumët. /albeu.com