Dzeko çmendi Evropën, më pas bëri bujë te Inter

Futbollisti i Interit dhe i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Dzeko ka thënë se nuk e di nëse do të qëndrojë te klubi i Interit sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat italiane.

Unë bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin, kjo është detyra ime. Herë shkon mirë, herë më keq, por përpiqem të bëj më të mirën edhe në moshën 36-vjeçare. Nuk besoj se do të filloj ende negociatat, jemi ende në fillimet e sezonit. Ndihem mirë dhe e di që mund të luaj akoma në këtë nivel, ndaj do të shohim nëse do ta vazhdoj karrierën time në fanellën e Interit apo në ndonjë klub tjetër”, tha Dzeko.

Ai erdhi te Inter vitin e kaluar nga Roma, ndërsa para klubit romak ka luajtur për Manchester City, Wolfsburg, dhe Zeljeznicar. Ai ka luajtur 65 ndeshje për klubin e Interit dhe shënoi 23 gola.

Ai u shfaq në 126 ndeshje për Bosnjë-Hercegovinën dhe u fut në listën e golashënuesve 64 herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu