Në disa vendvotime në rrethinën e Hasin si dhe në disa vende tjera anë e mbanë Shqipërisë, numërimi i votave është ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, njofton InfoShqip.
Edhe pse vendvotimet po mbahen të siguruara nga policia, shumë qytetarë janë ankuar se dyshojnë për manipulime të mundshme me vullnetin e tyre.
Një votues nga Hasi për InfoShqip tha se frikohet se votat që do të vendosin ndoshta fituesin, e që do të vendosin edhe për të ardhmen e vendit, kanë ngelur në terr, në munges të rrymës elektrike, e me këtë, në terr ka mbetur e ardhmja e Shqipërisë./InfoShqip.com










