E argumenton sociologu: Zakonet e Ramës, si të Hitlerit dhe Enverit

Sociologu Ergys Mërtiti, i ftuar në edicionin e lajmeve në “SYRI.net” tha se kryeministri Edi Rama i paraqet dështimet si sukses. Zakon ky, si ai i diktatorëve, Hitleri apo Enver Hoxha, shtoi ai.

I pyetur lidhur me premtimet që ka bërë kryeministri Rama, Mërtiti u shpreh:

“Premtimet i bën pa u menduar nëse i realizon dot dhe i shet sikur i ka realizuar. Qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash të dështuara, lojërat e fatit, lirimi i hapësirave publike. Të gjitha janë lënë në mes. Ky nuk ka çuar asnjë punë deri në fund”.

“Rama ka aftësinë, duke pasur instrumentet mediatike në dorë, i paraqet dështimet si sukses”, tha sociologu, duke shtuar se kështu vepronin diktatorët si Hitleri apo Enver Hoxha.

Buria është instrumenti më i suksesshëm, vijoi ai.

Sociologu Mërtiti tha gjithashtu se Rama ka kapur të gjitha pushtet dhe nëse kjo situatë zgjat, rrezikojmë të kthehemi në diktaturë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu