E bleu të gjithë fshatin për vetëm 140 mijë euro, por tani ka ndërruar mendje, ja pse (FOTO)

Fshati Alwine, i vendosur në shtetin e Gjermanisë Lindore të Brandenburgut, goditi titujt botërorë vitin e kaluar kur u vendos për ankand.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një ofertues anonim siguroi fshatin e vogël, të shkatërruar, që përbëhej nga 12 ndërtesa dhe disa garazhe me një ofertë prej 140,000 eurosh.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ofertuesi tanimë siç duket është penduar dhe po kërkon që të tërhiqet nga marrëveshja, duke pretenduar se ai nuk ishte “kompetent ligjërisht” kur ai vendosi ofertën fituese me telefon.

Andreas Claus, kryebashkiaku i Uebigau-Wahrenbrueck, të cilit i takon fshati Alwine, tha se ai “e dinte për njëfarë kohe që kjo të mund të ndodhte”.
Claus tha se ndryshimi i papritur i mendjes së blerësit ishte diçka që ai mund ta kuptonte.

Kryebashkiaku tha se ai u takua me blerësin në dhjetor në Alwine. Sipas mediave lokale, blerësi ishte pak i befasuar nga gjendja e shkatërruar e qytetit, e cila tani është përkeqësuar pas një stuhie të kohëve të fundit.

Claus tha: “Unë mendoj se pasi e kishte parë atë, ai vendosi këtë”.

Edhe kryetari i shtëpisë së ankandit Karhausen, Matthias Knake, i konfirmoi medias lokale se një mosmarrëveshje ligjore ishte në zhvillim e sipër.
Knake tha se argumenti i përdorur nga blerësi se ai nuk është kompetent ligjërisht është krejtësisht “i pavendosur”.

Deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes ligjore në mes të shtëpisë së ankandit dhe blerësit, Alwine do të mbetet në duart e pronarit të saj aktual, i cili e bleu qytetin në vitin 2001 me vëllain e tij tani të vdekur për çmimin simbolik prej vetëm 1 marke gjermane.

Pesëmbëdhjetë vetë jetojnë aktualisht në shtëpitë e shkatërruara të Alwine, shumica e tyre në pension.
Banorët do të duhet të presin në për një kohë të gjatë për të gjetur se çfarë do të ndodhë në qytetin e tyre dhe nëse do të rinovohen nga një pronar i ri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu