E bujshme: Messi ka vendosur se ku do ta përfundojë karrierën

Lionel Messi ka në plan ta përfundojë karrierën e tij të jashtëzakonshme duke luajtur me Inter Miami në MLS. Fituesi i gjashtë “Topave të Artë” ka luajtur profesionalisht vetëm për Barcelonën, ​​ku është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, si dhe lojtari më i mirë i klubit.

Kontrata e Messit në “Camp Nou” skadon në qershor dhe po pret deri në fund të sezonit për të vendosur se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës. Sidoqoftë, 33-vjeçari e ka vendosur tashmë se ku do t’i luajë vitet e fundit të karrierës.

Sipas gazetarit Xavi Campos nga katalanasja “Esport3”, Messi drekoi me Joan Laporta një ditë pasi ky i fundit u bë presidenti i Barcelonës për herë të dytë. Argjentinasi i tha 58-vjeçarit se e sheh veten duke luajtur në nivelin më të lartë edhe për dy vite të tjera, para se të lëvizte drejt SHBA. Të dy zhvilluan diskutime të gjata për të ardhmen e Messit te Barcelona gjatë takimit, i cili u mbajt në shtëpinë e superyllit argjentinas.

Inter Miami është ekskluzivitet i David Beckham dhe e luajti ndeshjen e parë në MLS vitin e kaluar. Pas formimit më 2018, Messi i dërgoi një mesazh legjendës së Manchester United dhe Real Madridit, ku shprehu interesin e tij për të nënshkruar me klubin e tij.

Sipas MARCA, Messi tha: “Përshëndetje David, së pari urime. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me projektin e ri, në këtë hap të ri që po ndërmerr. Kush e di, për disa vite mbase do të më telefononi”.

Messi më parë kishte folur për kthimin në klubin e fëmijërisë, NeWell’s Old Boys për t’i dhënë fund karrierës, por kjo nuk do të ndodhë. Leo bleu së fundi një apartament luksoz prej 5 milionë £ në Miami, çka sugjeron se destinacioni i tij përfundimtar i karrierës është vendosur. Duke mos treguar shenja ngadalësimi, Messi ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë vitit 2021, me 26 gola dhe 9 asiste në 26 ndeshje për Barcelonën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu