Shtohen radhët e futbollistëve shqiptar në Serinë A. Pas Hysajt, Berishës dhe Strakoshës, në sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit italian do të jetë edhe talenti 17 vjeçar, Marash Kumbulla.
Mbrojtësi i qendrës ka kaluar nga ekipet e moshave të Veronës në ekipin e parë, ku ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2020. Kjo ishte kontrata e parë si profesionist për talentin shqiptar. Sezonin e shkuar ai është aktivizuar me skuadrën e të rinjve ku në 21 ndeshje ka arritur të realizojë 2 gola.
Përveç qendër mbrojtësit, Kumbulla, mund të aktivizohet edhe në rolin e shkatërruesit në mesfushë. Ai është pjesë edhe Kombëtares U-17 të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, duke u bërë kështu një kontingjent i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit kombëtar. /Panorama Sport/