Është e vështirë e pothuajse e pamundur t’i gjesh bashkë bashkëshorten dhe ish-bashkëshorten e dikujt, ama për kryeministrin Edi Rama kjo nuk është një çudi.
Ky është rasti i Delina Ficon dhe Linda Ramën.
Mesa duket përveç dashurisë që kanë ndjerë në kohë të ndryshme për Ramën dy zonjat i bashkon edhe miqësia me njëra-tjetrën.
Delina Fico dhe Edi Rama kanë qenë së bashku për një periudhë më shumë se gjashtë vjeçare, ndërsa bashkë nuk patën trashëgimtarë.
Me Lindën Rama ka disa vite martesë dhe nga kurorëzimi i martesës së tyre ka lindur dhe Zaho, shkruan Syri.net.
Delina dhe Linda janë kapur së bashku dje në “bllok”. /albeu.com/













