A e dini që tetovarit i ka ardhur faturë e EVN në vlerë prej 53 mijë euro (FOTO)

Mbi 53 mijë euro para dy viteve ishte një faturë e energjisë elektrike e një konsumatori në Tearcë të Tetovës. Kjo faturë ishte publikuar në forumin social “Ta heqim 33 për qind, prej faturave të EVN” në facebook.

Fatura e publikuar është zyrtare dhe se ajo i është dërguar këtij forumi ku konsumatori ka theksuar se kjo faturë e fryrë është një “Bombë nga EVN dhe për EVN!”.

“53.813 euro apo mbi 3 milionë denarë duhet te paguaj për një muaj që i bie nga 1793 euro në ditë. A thua vallë si e harxhoi ky njeri gjithë këtë energji !!!”, shkruan ky forum social në facebook.

Përmes këtij forumi qytetarët shprehin shqetësime nga mospërballimi i faturave të larta të energjisë elektrike. Aty janë publikuar edhe disa fatura skandaloze dhe me çmime të larta, ku një qytetarë shqiptarë nga Tetova që jeton në Itali ka shkruar se në Itali jeton dhe paguan 60 euro në muaj, ndërsa në shtëpinë e tij në Tetovë ku nuk jeton askush dhe nuk harxhohet asnjë kilovat energjie, i vijnë faturat prej 2 mijë denarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu