E do Juventusi me ngulm, Lyoni gati të negociojë për yllin e mesfushës

Hussem Aurar është një nga talentet më të mirë në mesfushë dhe Juventus e kërkon më endje prej muajsh. E deshën në verë, por nuk e arritën sepse Lyon nuk e la të largohej.

Tashmë klubi francez ka ndërruar mendje dhe ka vendosur ta shesë, për shkak se kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe merkato e verës është mundësia e fundit për të fituar para nga shitja e tij.

Mësohet se francezët i kanë vënë edhe çmimin. 40 milionë euro duhet të paguajë Juventus për të bërë të tijin talentin francez. Real Madrid mund të hyjë gjithashtu në skenë për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu