Një tërmet 3.4 ballë është regjistruar në rajonin e Hamgyong në pjesën veriore të Koresë së Veriut.
Studiuesit e tërmeteve theksojnë se ky nuk duket si një tërmet normal pasi thellësia është regjistruar në 0 kilometër duke hedhur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një tjetër test të armëve bërthamore nga regjimi i Kim Jong Un, shkruan Albeu.com.
Koreja e Veriut ka shtuar shumë testet e raketave balistike si edhe mbushjeve bërthamore muajt e fundit duke kërcënuar botën me një luftë globale.
Sëfundmi ata testuan bombën me hidrogjen duke shkaktuar një shpërthim të madh nëntokësor. I ngjashëm duket të jetë edhe ky i sotmi, megjithatë nuk është konfirmuar ende nëse ishte një tërmet natyral apo i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm nëntokësor. /albeu.com/










