E gjen kuletën pas 14 vitesh, në një mënyrë që kurrë s’do t’i vinte në mendje

Tim Burrows, nga Anglia e kishte humbur kuletën në një festival në vitin 2003, dhe pas 14 vitesh ajo prapë arrin në duart e tij, por në një mënyrë që s’e kishte menduar asnjëherë.

Burrows, që me profesion ishte gazetar që kur e kishte humbur kuletën nuk e kishte menduar se do ta gjente më, pasi festivali ku ndodhi kjo kishte shumë njerëz, dhe kështu e kishte lënë në harresë, deri sa një ditë iu lajmërua një djalë duke i treguar se kuletën e tij e ka ai, dhe se i ka shfrytëzuar paratë në të, për të blerë pije për lojën ‘The Timothy Burrows Challenge’, transmeton gazetametro.

Tim Burrows, u takua me personin në fjalë, e mori kuletën, nuk e paditi, thjeshtë u ndanë miqësisht. Ai madje thotë që kurrë s’do t’i shkonte në mendje se do ta gjente në këtë mënyrë.

“U befasova! Kontaktova nga një njeri që e gjeti portofolin tim në vitin 2003, mori 10 funte për të blerë pije dhe zhvilloi një konkurrencë të pijes për të më ‘nderuar’ mua”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu