E ka cilësuar ‘idhull’, Berisha flet për herë të parë për Luiz Ejllin

Luiz Ejlli është kthyer në personazhët më të komentuar në rrjetet sociale që pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother Vip Albania. Që nga nisja e kësaj eksperience këngëtari shkodran e ka përmendur shpesh her ëish kryeministrin Sali Berisha duke deklaruar se e ka idhull, ndërsa me batutë e ka imituar disa herë në prezencë të banorëve të tjerë.

Por çfarë mendon Berisha në lidhje me këtë situatë? Ditën e sotme ai është pyetur në Syri Tv për raportin me Luizin. Berisha e cilësoi atë një demokrat të njohur përgjatë gjithë jetës së tij, ndërsa vlerësoi edhe rrugëtimin e tij në këtë format duke bërë për vete publikun në një kohë shumë të shkurtër.

“Është një demokrat i njohur në të gjithë jetën e tij. Të gjitha qëndrimet e tij me një energji të pashtershme si e dëshmon.

Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij dhe natyrisht ka përdoryr të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe numra të jashtëzakonshëm. Kampionë në median sociale janë artistët”, deklaroi Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu