“E kanë mendjen te minifundi”, mësuesja i kthehet Kodhelit: Ju mbushni xhepat e bëni pushime luksoze

Deklarata e deputetes Mimi Kodheli për mësueseset të cilat sipas saj e kanë mendjen te buzëkuqi dhe minifundi, ka ngjallur jo pak kritika.

Për këtë ka reaguer edhe mësuese Eliona Shkreli, e cila shprehet se Kodhelit duhet t’i vijë turp për deklaratat e saj, pasi inspiron më tej dhunën ndaj grave.

Ajo shton se politikanet në Shqipëri e kanë mendjen te luksi dhe pushimet prandaj fajin ta gjejnë te vetja.

Postimi i Plotë i Shkrelit:

“Boll maaaa. Tju vije turp per deklaratat qe beni per mesuesit. Mos pergjithesoni, flisni me emra konkrete, shkarkoni nga detyra por boll ma.

Cdokush sot I jep te drejte vetes te denigroje figuren e mesuesit, po e perdhunoni, po e ulni aty ku nuk ka me! Po ju zonjat e parlamentit, ca beni aty, ku e keni mendjen Ju, tek mbarevajtja e popullit

Joooo, juve nuk keni me ndjeshmeri per dhu nen qe ushtrohet ndaj femrave, per p erdh unimet e minoreneve e sa e sa probleme sociale me te cilat perballen femrat sot.

Ku e keni mendjen Ju, Jo te buzekuqi sigurisht, se eshte gjeja me e lire per Ju, e keni mendjen te çantat e veshjet e luksit, tek pushimet e luksit, tek mbushja e xhepave sa here Ju bie fati, dhe kur kritikoheni se nuk coni te pakten as zerin per skandalet e perditshme, cfare beni Ju? I leshoheni si kucedra kujtdo vecse te largoni pergjegjesine Tuaj direkte ne gjithcka qe po ndodh ne Shqiperi Turp per Ju

Fajin gjejeni tek vetja, jo tek te gjithe mesuesit. Mesuesit jane nder, intelekt, dije, arsimim, kulture! Ne pandemi, se bashku me mjeket ishin edhe mesuesit heronjte e asaj qe Ju quani lufte, ishin aty per te mesuar te gjithe femijet Tuaj, te njerezve Tuaj, te te afermve dhe miqve Tuaj! Tju vije turp, Juve qe keni shkaterruar arsimin me tekste skandaloze e me gjithcka tjeter, me uljen e figures se mesuesit ne sy te prinderve e nxenesve, me talljet qe I beni me paga e shperblime Boll ma’ se fajin nuk jua kane mesuesit, fajin e keni Ju dhe vetem Ju.‘–tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu