E keni parë reklamën e veturës së re të Mercedes?

Kjo veturë e Mercedes e prezantuar në një reklamë të re, ka veçori të vozitjes automatike, por nuk është totalisht vetë-vozitëse.

Mercedes-Benz ka nxjerrë një reklamë për TV pas kritikave se reklama e parë kishte ngjallur keqkuptime për shkak se sugjeronte se modeli i ri E-Class i vitit 2017 ka më shumë mundësi vetë-vozitëse sesa që ka në të vërtetë.

“A është bota me të vërtetë gati për një automjet që mund ta vozitë veten? Gati apo jo, e ardhmja është këtu”, thuhet në videon e reklamës, transmeton Gazeta Express.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu