Vladimir Putin paralajmëroi një turmë studentësh të rinj se shkencëtarët në Rusi së shpejti do të thyejnë kodin gjenetik dhe do të krijojnë diçka “më të keqe se një bombë bërthamore”, përcjell albeu.com.
Në një fjalim tronditës dje, udhëheqësi rus sugjeroi se bota e tij së shpejti do të mund të shihte ushtarë super-njerëzorë të shkencës, të cilët nuk mund të ndiejnë dhimbje ose frikë.
Presidenti Putin tha se shkenca po ecën me një ritëm aq të shpejtë saqë bota po mbaron kohë për të zhvilluar rregullimin rreth këtyre përparimeve të tmerrshme, shkruan albeu.com.
Kjo ndodh mes përshkallëzimit të situatës ë Kore dhe rritjes së frikës për shpërthimin e luftës bërthamore midis Koresë së Veriut dhe SHBA.
“Lufta e Tretë Botërore mund të luftohej nga ushtarë super-njerëzorë të modifikuar gjenetikisht, të trajnuar për të qenë vrasës vdekjeprurës.
Njeriu ka mundësinë të futet në kodin gjenetik të krijuar nga natyra, ose siç do të thoshin njerëzit fetarë, nga Zoti. Mund të kemi gjithfarësoj pasojash. Mund të imagjinojmë se njeriu mund të krijojë një njeri jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht. Ajo që sapo përshkrova mund të jetë më e keqe se një bombë bërthamore”, u shpreh Putin. /albeu.com/














