E konfimojnë autoritetet, ja nga se nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Zjarri tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në shishe shampanje, të cilat u afruan shumë pranë tavanit, konfirmojnë autoritetet.

Kryeprokurorja Beatrice Pilloud deklaroi për mediat se disa nga hipotezat fillestare tashmë janë konfirmuar.

“Në këtë fazë të hetimit, gjithçka tregon se zjarri nisi nga fishekzjarre ose flakadanë të vendosur në shishe shampanje. Ato u afruan tepër pranë tavanit dhe shumë shpejt shkaktuan një zjarr të fuqishëm, që u përhap brenda pak çastesh,” u shpreh ajo.

Zjarri u përhap me shpejtësi rrufeje, me gjasë i favorizuar nga një shtresë materiali sintetik izolues që mbulonte tavanin e ulët të sallës.

Oficerët e mjekësisë ligjore ndodhen në vendngjarje, mes raporteve se shumë pacientë, disa deri edhe vetëm 15 vjeç, po trajtohen për djegie të rënda të shkallës së tretë.

Zyrtarët paralajmërojnë se mund të duhen ditë apo edhe javë të tëra për të identifikuar viktimat.

Hetimet e Prokurorisë Federale do të përpiqen tani të përcaktojnë pse nuk kanë funksionuar sistemet dhe daljet e sigurisë. Këtyre pyetjeve, dhe shumë të tjerave, do t’u duhet të përgjigjet edhe çifti francez, pronarë të Le Constellation.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu