E konfirmon agjenti: Sterling qëndron në Chelsea, ai është i lumtur në Londër

Raheem Sterling nuk e ka të ardhmen e sigurt te Chelsea përkundër se vetëm nëntë muaj ka si futbollist i klubit londinez.

Transferimet e shumta të Chelseat kanë bërë që e ardhmja e Sterling në Stamford Bridges mos të jetë e sigurt.

28-vjeçari mund të largohet në verë nga Chelsea, edhe pse agjenti i tij thotë se ai është i lumtur në Londër.

Kelly Hogarth ka deklaruar për Sky Sports se klienti i tij nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea në verë.

“Raheem nuk më ka shprehur kurrë ndonjë pakënaqësi ndaj Chelseat. Ai i ka besuar të ardhmen e tij për një kohë të gjatë Chelseat në verë”.

“Për këtë arsye pozicioni i tij nuk do të rishikohet edhe njëherë në afatin kalimtar të ardhshëm”, deklaroi Kelly Hogarth për Sky Sports.

Reprezentuesi anglez ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2027.

Megjithatë mediat angleze kanë raportuar se Arsenal, Tottenham Hotspur por edhe Newcastle United janë skuadrat e interesuara për shërbimet e anglezit.

Chelsea për transferimin e Sterling paguan 56 milionë euro në verën e vitit 2022, teksa në rast se do ta lejojnë largimin e tij synojnë të fitojnë po atë shumë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu