Mbrëmë në qendrën klinike universitare u konfirmua një rasti i ri me korona virus. Këtë e konfirmoi Venko Filipçe në një konferencë për shtyp. Bëhet fjalë për një punëtore të klinikës së lëkurës e cila para 1 jave është kthyer në vend nga një shtet i rrezikuar me korona virus dhe ka punuar 5 dit në klinikë para se të identifikohet, shkruan InfoShqip.com
Ministri Filipçe njoftoi se familjarët dhe kolegët janë duke u kontrolluar dhe në vazhdim do të njoftohet lidhur me situatën. Për momentin klinika e lëkurës është mbyllur dhe të gjithë punëtorët dhe pacientët po kontrollohen.
Duke folur për atë nëse e infektuara do të ndëshkohet që ka punuar e infektuar me virus, minsitri tha se për të gjithë personat që kanë rrezikuar shëndetin publik do të ketë masa ndëshkuese. Bëhet fjalë pikërisht për drejtoreshën e klinikës. Ministri Filipçe apeloi që të gjithë që udhëtojnë jashtë vendit të vetëizolohen 2 javë për të mos rrezikuar shpërndarjen e korona virusit./InfoShqip.com










