Ambasadori Amerikan në Berlin dhe emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka konfirmuar se nuk do ta mbajë më pozitën e tij në Gjermani, duke lënë kështu të kuptohet se do të jetë i fokusuar vetëm në punën e tij si përfaqësues për arritjen e marrëveshjes.
Përmes një shkrimi të shpërndarë në rrjetin social Twitter, ai ka konfirmuar se raportimet për largimin e tij janë të vërteta.
Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar ‘E vërtetë’ në llogarinë e tij në rrjetin social.
Përmes kësaj, diplomati amerikan ka lënë të kuptohet se do të jetë i fokusuar më shumë në detyrën e tij si emisar për dialogun Kosovë-Serbi, ku shumë shpejt synon që të arrijë një marrëveshje përfundimtare.
Madje, këtë e konfirmoi ditë më parë zëdhënësi i tij, Dick Custin.
”Ambasadori Grenell ka qenë – dhe vazhdon të jetë i përqendruar në bashkëpunimin me Kosovën dhe Serbinë”.
Grenell që mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane kur u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër.
Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.
#1. Ambassador Grenell was not the "head of the US Secret Service," he was Acting DNI
#2. The Daily Wire reported *2 months ago* that Grenell was stepping down: https://t.co/0SUqHflypD https://t.co/CyQTBzsaty pic.twitter.com/IRBIs3zReY
— Ryan Saavedra (@RealSaavedra) May 24, 2020










