E krahason me Ramën, Spiropali: Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm

Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali ka kujtuar heroin Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu në 553-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Spiropali shkruan se njeriu nuk vdes kur i ndal zemra por kur harrohet dhe shton se Skënderbeu nuk do harrohet kurrë.

“Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Skënderbeu ynë është i paharruar, dhe i pavdekshëm”, shkruan Spiropali.

Spiropali e krahason vazhdimisht figurën e heroit tonë kombëtar me kryeministrin Edi Rama. Pak ditë më parë në studion e ABC ajo deklararoi se vazhdon t’iqëndrojë të njëjtit mendimi ndërsa shtoi se Rama është i vetmi njeri që di të ndërtojë qytete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu