E la Ronaldon në bankën rezervë, Allegri zbulon pse e mori këtë vendim

Juventusi e ka nisur me barazim edicionin 2021/22 në elitën e futbollit italian Serie A. Zonja e Vjetër është ndalur në barazim 2-2 në një ndeshje spektakolare në Dacia Arena përballë Udineses.

Bardhezinjtë shënuan në minutat shtesë të ndeshjes me Cristiano Ronaldon, por goli i tij u anulua pas rishikimit në VAR.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për këtë takim ku ka thënë se skuadra e tij ka bërë një ndeshje të mirë, por që kjo ndeshje duhet t’iu shërbejë si një mësim i mirë.

“Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, por futbolli i tillë është. Ndonjëherë ndodhin gjëra të papritura. E kishin ndeshjen nën kontroll, por nuk ditëm si të menaxhonim të papriturën. Kjo e sotmja duhet të shërbejë si mësim. Në pjesën e dytë humbëm shumë topa, mbase ishim të lodhur nga vapa, por kurrsesi nuk duhet të pësojmë gola të tillë. Ekipi u mbrojt mirë, por ky barazim le të shërbejë si mësim për ne”, deklaroi Allegri.

Tutje trajneri italian u pyet edhe për lënien në bankën rezervë të Cristiano Ronaldos, duke treguar edhe arsyen se pse e la në bankë.

“Unë fola me Ronaldon, ai është mirë, por duke parë kushtet e të gjithëve, i thashë të qëndronte në stol, për të hyrë pjesën e dytë. Ai e vuri veten në dispozicion të skuadrës, madje arriti të shënonte, por goli u anulua nga VAR-i”.

“Duhet të përmirësojmë kushtet dhe të kuptojmë momentet. Ka shumë ndeshje, të gjitha do të duhet të menaxhohen”, deklaroi trajneri italian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu