E larguan tre vite para mbylljes së kontratës, mesfushori padit Barcelonën

Barcelona kërkon të ulë nivelin e pagave në klub dhe ka nisur ofensivën për të larguar lojtarët, që janë jashtë planeve të Ronald Koeman. Para pak ditësh kubi njoftoi ndërprerjen e kontratës në mënyrë të njëanshme me Matheus Fernandes.

Mesfushori brazilian luajti vetëm në një ndeshje me katalanasit dhe Barcelona vendosi ta largojë, me kontratën e tij, që skadonte më 30 qershor 2024. Fernandes natyrisht nuk e ka pritur mirë këtë vendim të klubit dhe e konsideron të jashtëligjshme.

Nga Spanja bëjnë me dije se mesfushori ka marrë hapa ligjorë kundër klubit, duke i paditur në FIFA. Beteja pritet të zgjasë, por në të tilla raste, në shumicën e rasteve lojtari është ai që favorizohet. Për të kishte oferta huazimi nga disa klube dhe Barça mund ta kishte shmangur gjyqin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu