E mërkura e “zezë”, tre ngjarjet që tronditen Shqipërinë ende pa gdhirë

Ka nisur shumë keq dita e sotme në Shqipëri ku në një hark prej vetëm 75 minutash kanë ndodhur dy aksidente me pasoja të rënda si edhe është gjetur i vdekur një i ri.

Në total, tre të vdekur dhe pesë të plagosur rëndë vetëm për një orë e 15 minuta duke na bërë të bindemi se sa pak vlen jeta këtu.

Fillimisht ishte një aksident i rëndë në Koman ai që mori vëmendjen e medias me tre të plagosur rendë, të cilët ishin punonjësit e HEC-it. Për fat të mirë, ky aksident nuk solli viktima.

Pak minuta më vonë u njoftua se një i ri 22 vjeçar ishte gjetur pa jetë nga gjyshja në vaskën e tualetit nga gjyshja e tij. I riu nuk kishte shenja në trup, ndërsa organet përgjegjëse po kërkojnë shkaqet e vdekjes së tij.

Pak pasi ora kishte kaluar 9 u njoftua për një aksident tragjik në Kamëz, i cili shkaktoi dy të vdekur, ndërsa dy të tjerë gjenden në spital në rrezik për jetën.

Duke uruar që sot të mbyllet me kaq, është momenti që të tregohemi të kujdesshëm në rrugë dhe kudo pasi vërtetë, jeta vlen shumë pak në këtë vend! /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu