E ndihmon era, lojtari i Skënderbeut shënoi supergol nga goditja e këndit (VIDEO)

Një gol i çuditshëm është parë sot në kampionatin shqiptar të futbollit gjatë ndeshjes Skënderbeu-Kamza që përfundoi me rezultatin 3-2.

Mesfushori i korçarëve, Gjergji Muzaka kaloi ekipin e tij në epërsi, teksa pas krosimit të goditjes nga këndi, i ndihmuar edhe nga era, ai ka arritur të gjejë golin e avantazhit.

Ky gol i ka habitur të gjithë, madje edhe vetë Muzakën i cili e kuptoi menjëherë se nuk ishte për meritë të tij dhe ka ngritur duart lart duke thënë se erdhi nga zoti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu