E pabesueshme: Barca i bën Messit ofertë në minutat e fundit para nisjes për Paris

Drama ‘Lionel Messi’ duket se nuk e ka ndërmend të përfundojë. Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Lionel Messi, vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e PSG. Argjentinasi është përshëndetur me skuadrën e Barcelonës ditë më parë, megjithatë, duket se jo gjithçka ka përfunduar.

Sipas raportimeve të ‘La Porteira’ nga Spanja, Barcelona i ka bërë Messit një ofertë në minutat e fundit. Vështirë e besueshme se mund të ketë një pikë kthyese në këtë situatë dhe Messi ta veshi fanellën e Barcelonës, megjithatë, në Spanjë thuhet se lojtari pritet ta shqyrtojë edhe opsionin e fundit.

Lidhur me raportimet e Porteira kanë komentuar edhe gazetarë si Albert Roge i ‘Sport’, duke thënë se ekziston një ofertë e minutës së fundit. Mbetet të shihet nëse kjo ofertë ka qenë mjaftueshëm për të përmbysur situatën, ose Messi do të drejtohet drejt Parisit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu