E pabesueshme: Bastionet e PDK-së e AAK-së me % më të vogël të daljës në zgjedhje (FOTO)

Rezultatet e daljes në zgjedhje sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në bazë të të dhënave në të gjitha komunat e Kosovës, deri në ora 11:00 kanë votuar gjithsej 150 mijë e 244 votues që në përqindje janë gjithsej 8,45 përqind.

Rezultate zhgenjyëse deri më tani paraqiten nga dy bastionet kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe në bastionin e AAK-së ku kësaj here përqindja e daljës në zgjedhje është shumë e vogel.

Krahasuar me të gjitha zgjedhjet paraprake ku dy këto komuna kanë pasë dalje masive në zgjedhje, sot shihet një përqindje shumë e vogel.

Skenderaj dhe Drenas (Gllogovc), ku pjesmarrja në zgjedhje e deri tashme ka shkuar deri në 90 %, sot deri në ora 11:00 pjesmarrja ka qenë vetëm 6,47%, apo në numra nga gjithsejtë 3.532 nga 54.590 votues të regjistruar.

E njejtë paraqitet gjendja edhe në bastionin tjeter të PDK-së, në Gllogovc ku përqindja e daljes në zgjedhje është hiq më shumë se 6.78 %.

Kurse bastioni i njhur si i AAk-së, Deçani, poashtu është më një pjesmarrjet tejet të vogel të daljes në zgjedhje apo vetëm 9.89 %.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu