E pabesueshme, ja sa kohë i duhet 1 shqiptari për të bërë 1 milionë dollarë

E keni menduar ndonjëherë thellë-thellë se ç’do të bënit nëse do të kishit në dorën tuaj 1 milion dollarë, apo 1 milion euro? Ok, këtë edhe mund ta keni menduar, se të gjithë kemi ëndrrat tona, por u ka shkuar ndonjëherë në mendje se si mund të mblidhni 1 milionë dollarë/euro (flasim gjithmonë me punë të ndershme) dhe sa kohë do t’ju duhej të fusnit këtë shumë në xhepin tuaj?

Për të bërë bashkë kaq shumë para, mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 2 shekuj e 19 vite e 11 muaj. Sipas të dhënave të marra nga databaza statistikore e UNECE (organizatë e Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit. Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet (pa marrë në konsideratë inflacionin) do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim.

Nga të dhënat e përpunuara nga ‘Monitor’, 1 milion dollarë mund t’i realizosh më shpejt në Zvicër, ku e ardhura mesatare mujore përllogaritet të jetë mbi 7 mijë dollarë. Atje mjaftojnë vetëm 11 vite e 4 muaj për të bërë 1 milion dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu